“Për Bashën do të vijnë 5 mijë delegatë”, Bardhi: Jemi gati për zgjedhjet në 6 bashki, ata që kanë shpërndarë kartat e anëtarësisë pa autorizim do të…

0
203
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas vendimit të marrë nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se demokratët janë gati për zgjedhjet e parakohshme lokale në 6 Bashki.

“Gjykata Kushtetuese nuk ka legjitimuar 30 qershorin thjesht ka legjitimuar qe Shoqata e Bashkive nuk ka tager ta vinte dot në lëvizje gjykatën, do duhet ta vinte në lëvizje Presidenti i Republikës. Ju siguroj se në çdo moment që do ketë zgjedhje PD ka burime për të pasur kandidat për çdo zonë”, tha Bardhi në një intervistë të dhënë për “Top Channel”.

Sa i përket Kuvendit të datës 11 dhjetor, Bardhi tha se do të ndiqen ligjërisht të gjithë ata persona që kanë pordhuar kartat me simbolet e Partisë Demokratike.

“Do ndjekim rrugën ligjore për personat që kanë prodhuar dokumente me vulën dhe simbolin e PD në menyrë të pautorizuar”, shtoi ai.

Ai gjithashtu konfirmoi se në Kuvendin e thirrur nga Lulzim Basha i cili do të mbahet më 18 dhjetor kanë konfirmuar pjesëmarrjen më shumë se 5 mijë delegatë.

Zjarr Tv Ad