PËR ÇFARË E KA FJALËN KIARA: ‘KËTO 3 MUAJ KAM FSHEHUR DIÇKA’

0
280
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

‘Këto 3 muaj kam fshehur diçka’, për çfarë e ka fjalën Kiara: Do ta tregoj kur të dalim. Në mbrëmjen pas spektaklit, ku banorët dolën në oborr për të shijuar këngët që u luajtën nga dy Dj e njohur Pm dhe Dagz, Kiara foli me Kristin dhe Oltën, për tu sqaruar lidhur me argumentin që ata dhanë, për lojën që ajo po bën në shtëpi.





Kiara po ashtu u shpreh te Olta, se që prej 3 muajsh ka diçka që po e mban të fshehtë. Kiara: E kam pak se ngaqë jam përshtatur këtu 3 muaj, dhe më tremb realiteti jashtë. Është një sfidë për momentin, por që do më kalojë. Kam shumë e shumë gjëra që nuk do kenë rëndësinë ti diskutojmë jashtë dhe do ta kuptosh.





Olta: Jashtë Luizi nuk më ndan dot nga ty. Kiara: Dhe do ta kuptosh që kam që tre muaj që diçka e kam mbajt përbrenda. Olta: Kam përshtypjen që e di Kiara: Jo nuk e di, se se kemi folur. Olta: Ashtu ë? “Unë në “Big Brother” jo, sepse nuk më pëlqen që të jetoj brënda për brënda katër mureve pa dalë fare nga shtëpia, jo nuk e bëj do këtë gjë”- shprehej dikur Kiara. Sot, moderatorja jo vetëm që është futur në “Big Brother Vip”, por ka rezistuar për më shumë se 80 ditë “brenda katër mureve.”





Madje, Kiara ka gjetur edhe dashurinë e jetës në këtë format, në të cilin thoshte se nuk do të futej. Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, Kiara e ka shprehur hapur dëshirën e saj për t’i shkuar deri në fund këtij rrugëtimit.

Zjarr Tv Ad