Deputetja demokrate Grida Duma ka replikuar me kryeministrin Edi Rama pas fjalëve të përdorura prej tij në drejtim të opozitës. Duma u shpreh se kush ka aparatin tretës në tru mund të përdorë edhe gojën për jashtëqitje duke iu drejtuar kryeministrit se ai e bën shpesh këtë gjë.
“Erdhët këtu dhe bëtë lajm. Me foltore dhe …. Habitu pak, për çfarë erdhe për të bërë këtë lajmin. Sa mirë që më ka bërë zoti grua. Nuk do ishte shumë e fisme t’i përgjigjesha këtij. Ti je aktori më i madh këtu. Nuk më pengon formimi të them që kush e ka aparatin tretës në tru mund të përdorë edhe gojën për jashtëqitje. Dhe ti e bën shpesh këtë. Ti thua do ta votojnë ne si Çeço këtë rezolutë. Memoria e shkurtër ju funksionon. Ju e votuat si Çeço Srebrenicën pasi dikush iua nxori kartonin e kuq për Srebrenicës. Nuk bëjmë ne thikë pas shpine”, tha Duma.