Për herë të parë “Formula 1” në Shqipëri? Jean Todt ka një mesazh për kryeministrin Rama

0
202
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i FIA-s, Jean Todt ka publikuar një mesazh për kryeministrin Edi Rama në lidhje me automotoparkun e parë shqiptar që është planifikuar për tu ndërtuar në Elbasan.

Ish-numri një i Ferrarit në kohën e artë të Schumacherit shprehet se e mbështet këtë iniciativë që është në përputhje me përparësitë e saj dhe do i kushtohet sporteve automobilistike por edhe edukimit dhe formimit. “Zonja dhe zotërinj fale mikut tim Niko Leka, kam ndjekur me interes dhe kënaqësi përpjekjet e ndërmarra nga qeveria shqiptare për forcimin e rregullave të sigurisë rrugore.

Dy vjet më parë pata mundësinë të diskutoja me kryeministrin Edi Rama lidhur me sfidat dhe rëndësinë e zbatimit të kësaj politike. Sot dua të përgëzoj këtë angazhim politik për një kontroll më të mirë të shpejtësisë në qendrën e qytetit dhe pranë shkollave duke iu kushtuar vëmendje të madhe përdoruesve të rrugës, veçanërisht, këmbësorëve dhe çiklistëve, duke iu siguruar korsi të sigurta dhe të dedikuara

Më shumë parandalim po ashtu edhe një vullnet i fortë për të ndëshkuar sjelljet e rrezikshme dhe mosrespektimin e rregullave. Di që Shqipëria ka një projekt për krijimin e një qendre kushtuar sporteve automobilistike por edhe edukimit dhe formimit. Sigurisht FIA e mbështet këtë iniciativë që është në përputhje me përparësitë e saj”, shprehet Jean Todt, ndërsa mesazhin e tij e ka publikuar Rama në Facebook.

Kujtojmë që më 9 maj, kryeministri Edi Rama publikoi detaje nga Cirkuiti i parë shqiptar që do të ketë një pistë rreth 5.3 km dhe një sipërfaqe prej 500,000+ m2 përbri lumit Shkumbin, në zonën e Krastës së Elbasanit, sipas standardeve të FIA, FIM dhe CIK.

Zjarr Tv Ad