Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, thotë se për herë të parë pas 30 vitesh në Shqipëri një rezultat zgjedhor është certifikuar nga KQZ pa asnjë kontestim.
Pas ndryshimit të sistemit në vend, pas 30 vitesh dhe zgjedhjesh në Shqipëri, për herë të parë KQZ Shqiperi çertifikon një rezultat zgjedhor pa asnjë kontestim nga subjektet zgjedhore pjesëmarrëse”, shkruan Celibashi. Në këto zgjedhur u regjistrua, PS, PD, Shtëpia e Lirisë (koalicioni LSI-PDK) dhe LRE.
Patia Socialiste arriti që në zgjedhjet e 6 marsit të fitonte në 5 bashki nga 6 që ishin në garë. Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” i Sali Berishës fitoi me Bardh Spahinë në Shkodër, ndërkohë që PD e Lulzim Bashën humbi në të gjitha, madje doli dhe forcë e tretë.
Socialistët fituan Vorën, Durrësin, Rrogozhinën, Lushnjën dhe Dibrën. Ajo që ra në sy në këto zgjehdje ishte pjesëmarrja e ulët e qytetarëve, ndërkohë që socialistët përsëri kryesonin bindshëm. Edhe nëse PD do të ishte e bashkuar, ajo ishte me dyfish më pak vota se Partia Socialiste