Për herë të parë pas 32 vitesh, kjo është bashkia që feston sot zyrtarisht Çlirimin e Shqipërisë

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për herë të parë qyteti i Shkodrës festoi zyrtarisht Çlirimin e Shqipërisë. Në këto 32 vite bashkia Shkodër nuk ka marrë asnjëherë pjesë në ceremoninë e 29 nëntorit që përkon me Çlirimin e vendit.

Këtë vit kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci iu bashkua festimeve zyrtare duke nderuar të rënët e luftës Anti Fashiste Nacional Çlirimtare tek varrezat e dëshmorëve në Shkodër

Politika edhe në Shkodër ashtu si në gjithë Shqipërinë vijon që të festojë e ndarë 28 dhe 29 nëntorit, Pavarësinë dhe Çlirimin e vendit. Demokratët njohin 28 nëntorin e 1944 si Çlirimin e vendit dhe 29-ën si vendosjen e diktaturës ndërsa socialistët 29 nëntorin e cilësojnë si dita e Çlirimit kur iku gjermani i fundit.

Zjarr Tv Ad