Për herë të parë, publikohen pamjet e rënda të aksidentit brenda tunelit të Elbasanit…

0
155
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Emisioni “Uniko” nga Spartak Koka në Klan Plus, ka publikuar për herë të parë pamjet e aksidentit të rëndë që ndodhi brenda tunelit të Elbasanit, më 24 Dhjetor 2020.

Një automjet tip Audi, përplasi 3 makina të tjera për shkak të shpejtësisë së lartë, me të cilën po lëvizte. Sipas ekspertit Mamir Hodo, i ftuar në studion e emisionit “Uniko”, automjeti Audi ka qenë me të paktën mbi 120 km/h, disa herë më shumë se sa shpejtësia e lejuar brenda tunelit.

Nga kjo përplasje e rëndë, mbeti i plagosur rëndë drejtuesi i një automjeti tip Ford, i cili edhe sot e kësaj dite vuan pasojat e aksidentit të 24 Dhjetorit 2020.

Për shoferin e automjetit Audi, eksperti Mamir Hodo, thotë se duhen bërë ndryshime në Kodin Rrugor dhe t’i hiqet patenta për të paktën 4 vite.

Në pamjet e kamerave të sigurisë brenda tunelit, duken qartë manovrat e rrezikshme që automjeti Audi, bën për të shmangur përplasjen me automjetet e tjera. Por për shkak të shpejtësisë tejet të lartë, impakti është i pashmangshëm.

 

Zjarr Tv Ad