“Për plehrat s’më ftuan, tek ujësjellësi s’më lanë të flisja”, Voltana Ademi komenton takimin e Ramës me kryebashkiakët: Më kishin çuar një mesazh

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi komentoi takimin e kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët pak ditë më parë për menaxhimin e ujësjellësit.

Ajo u shpreh se është kundër ndërhyrjes së qeverisë për riorganizimin e ujësjellësave. Në këtë takim ajo tha se nuk pati hapësirë për të folur, pasi ishte më tepër si deklaratë e Ramës, duke shtuar se priste ndryshime dhe diskutime.

E prisja ndryshme, me diskutime, nuk kemi pasur hapësirë për të folur. Ishte në formën deklarative, që në fakt mund të qëndrojë për ato bashki që kryeministri mund të kishte informacion. Nuk e di që ka njerëz jashtë shtetit dhe marrin rrogën”, u shpreh Ademi në ABC News.

Në takimin e parë të kryeministrit me kryetarët e bashkive për plehrat, Ademi mungoi sepse sipas saj nuk mori ftesë dhe nuk kishte dijeni për mbledhjen.

Unë isha në takimin për diskutimin për ujësjellësin, aty mora ftesën dhe isha, te takimi i parë nuk mora pjesë, më kishin çuar një mesazh, por nuk e lexova, nuk kam pasur informacion. I kam kërkuar kabinetit, i kam thënë që “ju lutem, duhet të lajmëroni në kohë”, tha Voltana Ademi.

Zjarr Tv Ad