Gratë nga 40-49 vjeç do të testohen falas në qendrat e tyre shëndetësore nëse janë prekur nga human-Papiloma virus, i cili e shkakton këtë kancer.
Për herë të parë gratë që kanë kaluar moshën riprodhuese do të depistohen për kancer të qafës së mitrës
Vetëm gjatë vitit të kaluar janë diagnostikuar 130 raste të reja.
“Çdo vit shënohen 100 raste të reja.
40 gra vdesin çdo vit”, tregon Alban Ylli, ekspert i ISHP.
Depistimi i grave nis në muajin shkurt ndërkohë që Instituti i Shëndetit Publik ka siguruar kitet e nevojshme. Një gruaje qe bën këtë test dhe rezulton pozitiv atëherë parandalon zhvillimin e tij në kancer dhe nëse rezulton negativ atëherë mundësitë saj për t’u infektuar nga ky virus sa vijnë e zvogëlohen dhe testi i radhës mund të përsëritet pas 5 vitesh.
“Gruaja mund ta bëjë vetë këtë analizë dhe e depoziton në Qendrën Shëndetësore”, shprehet Alban Ylli.
Qeveria i dha miratimin një ditë më parë programit kombëtar të depistimit të grave në lidhje me kancerin e qafës së mitrës, i cili u merr jetën grave të reja.