Përballë Sali Berishës në zgjedhjet për kryetar, reagon Ibsen Elezi: Është e vështirë!

0
245
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ibsen Elezi ka reaguar pasi shpalli kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike në zgjedhjet që pritet të mbahen më 22 Maj.

Në një intervistë për Report Tv, Elezi u shpreh se përballja me ish-kryeministrin Sali Berisha është e vështirë, mirëpo ai nuk futet në garë për të fituar, por që të të sjellë një frymë të re në Partinë Demokratike.

“Do ishte më mirë të mos isha në garë dhe mos të bëja minimumin e rezistencës?! Jo. Unë jam për të reaguar. Përballja me Berishën është shumë e vështirë. Por nuk bëhet vetëm për faktin për të fituar, por të paraqesësh pikëpamjet e tua dhe të paraqesësh një frymë në PD. Jam për ato që kërkojnë një alternativë jashtë Bashës dhe Berishës.

Unë nuk bindem, unë reagoj si rregull. Kam reaguar shkova brenda PD-së dhe thash Basha boll. Është vrarë aksioni politik dhe demokracia e brendshme. Do bëj të gjitha përpjekjet që ky proces të mos manipulohet. Nesër do të kërkoj largimin e Albana Vokshit se nuk mund të jetë një manipulatore në krye të procesit. Do kërkoj të ketë transparencë dhe të respektohet e drejta për të pasur transparencës”, tha Elezi.

Zjarr Tv Ad