Përçahet LSI, Lefter Koka kundër Kryemadhit: Do e mbaj mandatin e deputetit

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e djeshme në mënyrë unanime Partia Demokratike vendosi djegien e mandateve të deputetëve të saj, dhe disa orë më vonë të njëjtin qëndrim mbajti dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Deputeti Lefter Koka ka vendosur që të kundërshtojë vendimin e grupit, duke mos e djegur mandatin e tij, të fituar në qytetin e Durrësit.

Ndërkohë që për këtë çështje ai ka dhënë një intervistë për gazetën lokale në Durrës, ‘Bulevard’, ku shprehet se nuk ka motiv për të djegur mandatin.

“Nuk kam motiv të djeg mandatin, por do qëndrojë në LSI”, ka thënë Koka.

Vetë LSI nuk ka dhënë një deklaratë lidhur me këtë qëndrim kundër të Kokës, ndërsa u tha pas mbledhjes se vendimi për të djegur mandatin ishte unanim.

E pyetur në “360 gardë” nëse vendimi ishte unanim Monika Kryemadhi u shpreh se, “Përveç Lefter Kokës që nuk ishte në mbledhje, nuk tha se ishte kundër por nuk ishte i pranishëm, të gjithë deputetët e tjerë ishin dakord”

Zjarr Tv Ad