“Përçarëse dhe përjashtuese”, Meta për “Ballkanin e Hapur”: Si mund t’i besohet nismës, kur plagët e genocidit janë ende të freskëta?

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar për konferencën e “Ballkanit të Hapur”, e cila u zhvillua sot në Beograd dhe ku mori pjesë online edhe kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit shkruan se në rajon po tentohet të ringjallet një frymë serbo-centriste. Sipas Metës nuk mund t’u besohet qëllimeve të mira të kësaj nisme, kur plagët e genocidit në Kosovë janë ende të hapura dhe flitet për rivizatim kufijsh?

Ndër të tjera Meta ka thënë se “Ballkani i Hapur” është nismë përçarëse dhe përjashtuese.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Një rrymë serbo-centriste po rreket të rigjallojë në rajon. Mohimi i gjenocidit, që i ka ende plagët dhe kujtimet e freskëta në këtë rajon, nuk mund të bashkëjetojë njëkohësisht me aspiratat europiane dhe euroatlantike të të gjitha vendeve tona.

Si mundet t’u besojmë qëllimeve të mira të “Ballkanit të Hapur”, kur ringjallen fantazma e Millosheviçit dhe projektet për rivizatim kufijsh?

Në këtë çështje, Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë të bashkuara dhe në koordinim të plotë të qëndrimeve të tyre, duke tërhequr sa më shumë mbështetjen e BE, NATO-s dhe SHBA. Thelbësore për paqen dhe stabilitetin në rajon, është rezonimi i vlerave të përbashkëta euro-atlantike dhe jo i lidershipit autokratik.

Zjarr Tv Ad This is a sample article. ...