‘Përçarje’ në LSI. Kryemadhi: Duhet të tërhiqesh i dashur Luan…

0
2652
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kanë nisur ‘përçarjet’ e para brenda grupit parlamentar të LSI-së.

Pas gjobës që KQZ-ja vendosi për LSI-në për shkak të mosrespektimit të kuotave gjinore, Luan Rama deklaroi se do LSI-ja do e paguante këtë gjobë.

Por Monika Kryemadhi, nuk ndan me të njëjtin mendim.

Në një postim në Facebook, Kryemadhi i bëri thirrje Ramës të tërhiqet dhe të ankimojë këtë gjobë.

Postimi i plotë i Monika Kryemadhit:

Unë mendoj dhe besoj se LSI nuk është parti kuotash dhe as vasale e asnjë institucioni shtetëror.

E them këtë me bindje, sidomos pasi u njoha me deklaratën e Luan Ramës, i cili u shpreh i gatshëm të paguajë gjobën që KQZ ka vënë për shkak se 3 emrat e parë në listën e kandidatëve për deputetë të LSI janë gra dhe vajza.

Ndjej keqardhje dhe revoltë kur shoh që edhe një drejtues i lartë i partisë ku unë bëj pjesë mendon se përfaqësimi i grave në parlament është çështje kuotash.


Jo i dashur Luan, LSI është parti vlerash dhe nuk i ndan ato në bazë të gjinisë, por të kontributeve.

Gjoba që je treguar i gatshem të paguash në KQZ duhet ankimuar dhe denoncuar si një akt diskriminimi për punën dhe angazhimin që këto gra e vajza kanë dhënë per LSI, gjë që ti dhe unë e dimë më mirë se çdo KQZ apo institucion tjetër.

Ndaj si mike dhe bashkëpunëtore, të kërkoj të tërhiqesh nga ky vendim dhe të bashkohesh me qëndrimin tim dhe të të gjithë grave dhe vajzave të LSI që kanë punuar dhe punojnë me zell dhe devotshmeri për një Shqipëri më të mirë.

Sepse jane pjesë e asaj liste jo vetëm sepse e meritojnë, por edhe sepse me kontributin e tyre do të jenë aktive për tē ndërtuar një jetë më të mirë për të gjithë ne.
Mikja dhe bashkepuntorja jote,
Monika Kryemadhi.

Zjarr Tv Ad