Përdhoset flamuri shqiptar në Maqedoni, reagon Fatmir Limani: Mos e vendos kur s’di ta mbajshë dhe s’ke forcë ta mbrosh

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Flamuri kombëtar është përdhosur në Kollare të Kërçovës. Sot në mëngjes ka publikuar një foto Fatmir Limani, ku shihet shtiza e thyer e flamurit. Lidhur me këtë, Limani ka mallkuar ata persona qe perdhosen flamurin kuq e zi.

Reagimi

FLAMURI!

O’FLAMUR GJAK,

O’FLAMUR SHKABË.

O’VËND E VATËR,

O NËNË E BABË!

Flamuri nuk është për Qibar, por u takon Familjeve të sakrificës së madhe ngase vetë Ata, i njohin vlerën. Mos e vendos kur s’di ta mbajshë dhe s’ke forcë ta mbrosh. Por kështu ndodh kur vendoset flamuri, për t’u ngritur në pozita !

Flamuri nuk është copzë lecke e lyer me ngjyrë të kuqe, por është simbol i larë me gjakun e Dëshmorëve. U vraft buka që kapërdini nga duarët e Atyre që flijuan jetën, për të patur pozita! U verboftë drita e diellit të lirisë që u sollën Ata që treten në varre !

Zjarr Tv Ad