Përdhunimet e të miturve, Lleshaj kërkon rritjen e dënimeve për abuzuesit

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një tjetër rast përdhunimi trondit vendin. Ngjarja është shënuar në 2015 në ambientet e komisariatit të policisë së Shkodrës.

I akuzuar  është Izmir Duraku, me pozicion shef i policisë Fushë Arrëz por që në 2015 ka qenë Specialist i Hetimit te Krimeve ne DVP Shkoder ndërsa denoncimi është bërë nga vajza e cila kishte shkuar ne komisariat për të denoncuar per përdhunimin që i kishin bërë disa persona punonjës të shtëpisë së fëmijës ne Shkodër.

“Ka ardhur koha të rishikojmë në thelb qasjen tonë në drejtim të mbrojtjes së viktimave të dhunës seksuale kryesisht të të miturve duke shtuar penalitetet në tërësi, sidomos duhen shtuar dhe shumëfishuar në ekstrem penalitetet për kujdestarët” u shpreh ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Ndërsa e quajti  “sjellje të ulët, pa dinjitet, kriminale e të papranueshme” të punonjësit të policie, Duraku i cili do të duhet të mbrohet para ligjit.

Zjarr Tv Ad