Përdhunimi i të miturës, deputetja e PS me tone të ashpra: Burrat nuk turpërohen, ndëshkim pa hezitim abuzuesve!

0
227
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja socialiste, Elona Gjebrea, propozoi që çdo nxënës të ketë dosjen e tij të detajuar, si dhe të ketë kujdestarë të veçantë për raste me risk të shtuar nëpër shkolla, teksa foli për ngjarjen që ka shokuar mbarë opinionin publik, ngacmimin seksual të 15-vjeçares nga roja i shkollës dhe tre të rinj. Deputetja Gjebrea tha prerë se duhet ndëshkim pa hezitim nga organet e drejtësisë për raste të tilla.

“Si mundet parlamenti të jetë më aktivë për ligjet që miratojmë, dhe që kanë detyrim të mbrojnë qytetarët. Parandalimi përmes edukimit është kyç që të kemi një brez të edukuar. Çdo nxënës duhet të ketë dosjen e tij të detajuar, si dhe kujdestarë të veçantë për raste me risk të shtuar. Duhet ndëshkim pa hezitim nga organet e drejtësisë për raste të tilla. Me keqardhje them se po shkohet larg. Kjo histori duhet të marrë fund. Burrat lahen me një pikë ujë, nuk turpërohen. Dhuna dhe çështjet sensitive janë të të gjithëve. Le të punojmë bashkë”, tha deputetja Gjebrea.

Zjarr Tv Ad