Përdhunimi i të miturës në Kavajë, prindërit justifikojnë djemtë: Çuni ka bërë veç një puthje

0
97
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përdhunimi i 13-vjeçares në Kavajë nga një grup djemsh, po ashtu minorenë, duke e shantazhuar ka tronditur opinion kombëtar.

Por nëna e një prej djemve të arrestuar, më i madhi prej tyre, një 16-vjeçar, i ka mohuar akuzat që djali i saj të ketë kryer marrëdhënie seksuale me vajzën.

“Djalin po e mbajnë padrejtësisht në burg. Ma kanë quajtur monstër. Nuk është e vërtetë. Çuni ka bërë veç një puthje dhe një prekje. Kaq.

Është në gjendje të rëndë në paraburgim. Djali është 16 vjeç, minoren ai , minoren ajo, pse duhet të gjykohen kështu”, u shpreh ajo për Top Channel.

Më tej nëna e 16-vjeçarit vijon të mohojë edhe që djali i saj të ketë bërë shantazh ndaj saj. Sipas saj tashmë çështja është kthyer në politike dhe po dënohen padrejtësisht.

“Nuk e di çfarë kanë bërë djemtë e tjerë, çuni im nuk e ka bërë këtë. Çuni im nuk është rritur ashtu. Djali im ndihet keq sepse është i pafajshëm. Kanë futur edhe politikën e mesme.

Kur prindëri i vajzës e dinte se kishte të dashur, si nuk e pyeti njëherë vajzën. Nuk e kanë problem se u përdhunua një vajzë. Por tani ka ndërhyrë politika, po e bëjnë politikë”, tha ajo.

Më tej ajo shton se “Gjithçka nisi si një histori dashurie mes dy nxënësve të klasës së 8 të Shkollës “Rilindja”, për t’u shndërruar shumë shpejt në një histori shantazhi, abuzimi seksual që nuk pati kurrë fund. E ndoshta nuk do të kishte për vajzën, në rast se një nga punonjëset e shërbimit të kësaj shkolle nuk do ta denonconte rastin pranë mësueses kujdestare të vajzës.

Kjo e fundit ka aplikuar së fundmi për t’u pajisur me pasaportë biometrike për t’u arratisur nga ky realitet, që na vret të gjithëve”.

Zjarr Tv Ad