Përdhunohet dhe masakrohet 21-vjeçarja greke

0
227
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mediat greke kanë rikthyer dhe një herë në qendër të vëmendjes vrasja e 21-vjeçares Eleni Tufaludhis e cila u përdhënua dhe më pas u masakrua. Dyshohet se autorët e masakrës ishin dy të rinj, 21-vjec dhe 19 vjeç ku dhe kanë pranuar autorësine e krimit.

Ngjarja ka ndodhur ne datën 28 nëntor të ketij viti në ishullin e Rodosit ku autoret e kishin marrë studenten nga shtëpia dhe më pas e kishin cuar në shtëpinë e njërit prej tyre ku i kërkuan marrëdhënie seksuale me forcë.

Dy të rinjtë u ndaluan dhe u morën në pyetje gjatë gjithë natës, ku fajsonin njëri-tjetrin.

Sipas policisë, shtëpia I përkiste 21-vjeçarit  ku në bashkepunim me shokun e tij e kishin qëlluar në kokë me një object metalik, situata ka dalë jashte kontrrollit. Dy te rinjtë në panik e kanë marrë viktimën dhe më pas e kanë e hedhur në shkëmbinj që ngjarja të dukësh aksidentale.

Trupi i students ishte transportuar me makinë dhe më pas ishte hedhur në ujërat e zonës së Lindos bashk me sendet e saj persoale.

Sipas ekspertizes mjeko ligjore rezultoi se mushëritë e saj ishin mbushur me ujë si pasojë e mbytjes. Gjithashtu u zbuluan edhe gjurmët e AND që gjendeshin tek makina dhe ndertesa ku ata e kishin dhunuar.

Policia e Rodosit  deklaroi se kapja e autorëve u zbulua nga kamerat e një prej ndërtesave që ndodhesh afër shtepisë së 21-vjeçarit.

 

 

Zjarr Tv Ad