Përdori celularin që karikohej në tualet, humb jetën 20-vjeçarja

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 20-vjeçare në Rusi ka ndërruar jetë në tualet pasi përdori një celular të vënë në karikim në një prizë aty pranë.

E reja, që është identifikuar si Anatsasia, ndërroi jetë si pasojë e një shoku elektrik.

Ajo u gjet pa shenja jete nga nëna e saj, e cila rrëfeu se e gjeti vajzën duke mbajtur në njërën dorë celularin dhe në dorën tjetër një tapë banjoje. Vdekja e Anastasias si pasojë e përdorjes së celularëve në karikim në ambiente të lagështa nuk është e para që ndodh në Moskën jugore.

Vetëm së fundmi janë raportuar disa raste të tilla në vend.

Rasti i fundit është regjistruar muajin e shkuar kur një 12-vjeçare nga qyteti ndërroi jetë ndërkohë që përdorte celularin në tualet.

 

Zjarr Tv Ad