Perez-Zidane, takim kokë më kokë, projektohen lëvizjet e fundit

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shumë larg Madridit, në Kanada, Reali është duke përpiluar lëvizjet e fundit në merkaton e transferimeve. Florentino Perez, Zinedine Zidane dhe drejtori teknik Jose Angel Sanchez, janë takuar sëbashku për të folur mbi merkaton në hyrje por dhe në dalje. Dy janë emrat që kërkojnë një zgjidhje sa më të shpejtë, Pogba dhe James Rodriguez.

Francezi mbetet numri një në listën e Zidane, mesfushori që aq shumë e ka kërkuar. Merkato në Premier League mbyllet më 8 gusht, Reali duhet të nxitoj për të mbyllur përpara kësaj date transferimin e Pogbas. Nuk përbën aspak problem emri i Juves, pengesë mbetet vetëm shuma që kërkon Man.United, 150 milion euro.

Pavarësisht buxhetit të jashtëzakonshëm të klubit madrilen, kjo nuk është një shifër e vogël. Zidane nga ana e tij insiston, Pogba është emri i duhur dhe i vetmi për të përforcuar mesfushën. Në dalje kërkon sistemim sa më i shpejtë për James Rodriguez.

Kolumbiani kthehet nga pushimet më 29 korrik, nuk është e thënë që duhet të shitet brenda kësaj date, por të dy palët si lojtari ashtu dhe Zidane kërkojnë një zgjidhje të shpejtë. Ndryshe nga vitet e fundit, Perez kërkon që James të shitet përfundimisht, aktualisht vetëm Atletico Madrid ofron para kesh, 42 milion euro, aq sa kërkon Reali, ndërsa Napoli, klub që ka gjetur akordin me lojtarin, vijon të insistoj për ta transferuar në formë huazimi.

 

Zjarr Tv Ad