Përfaqësues të “Foltores” tentojnë të futen në selinë e PD, ja kërkesa e tyre…

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e Verës përfaqësues të “Foltores” kanë tentuar të futen në selinë e Partisë Demokratike.

Mësohet se në ambientet e selisë blu kanë shkuar demokratë nga njësia numër 8 në Tiranë, të cilët kanë kërkuar që të hapet gara për zgjedhje në PD. Po ashtu mësohet se mbështetësit e Sali Berishës kanë kërkuar që të zhvillojnë një mbledhje në kuadër të riorganizimit të partisë, por dyert e selisë kanë qenë të mbyllura.

“Jemi anëtarët e degës 8 të PD Tiranë. Kemi dëgjuar ish-kryetarin që i thoshte Bashës të mos jepte dorëheqjen se kishte mbështetjen e degës. Detyra e tij sot të japë dorëheqjen, të hapë rrugën për garën e zgjedhjeve në PD sipas standardit një anëtar një votë. Bllofet dhe fasadat që po luhen sot në selinë e PD-së vetëm e dëmtojnë. Këta janë anëtarët e degës 8”, tha Indrit Hoxha.

Në shenjë simbolika ata kane vendosur dy lule ne hyrje te selisë:

Zjarr Tv Ad