“Përfitoi mijëra paund në vit”, marrëveshja me Britaninë sjell në Shqipëri vrasësin 47-vjeçar

0
283
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Selami Cokaj, 47-vjeçari shqiptar i cili prej vitesh ka qenë kryefjala e mediave britanike së fundmi është dëbuar nga Britania drejt Shqipërisë.

Historia e shqiptarit ka marrë një vëmendje të madhe nga mediat vendase sidomos pas zbulimit të biznesit së tij të lavazhit të makinave nga i cili arriti të grumbullonte 40.000 paund në vit.

Cokaj, dikur në listën më të kërkuar të Interpolit, u largua drejt Britanisë pasi u arratis nga burgu në Shqipëri, ku vuante dënimin për vrasjen me thikë të një burri në vitin 1994.

Në vitin 2009, 47-vjeçari u dërgua përsëri në Shqipëri, mirpo gjashtë vite më vonë ai u kthye sërish në Mbretërinë e Bashkuar, aty ku dhe më pas krijoji disa biznese në pronësi të tij.

Mirëpo, ëndrra angleze e Cokaj pas pesë vitesh është ndërprerë në mes pasi, autoritetet britanike kanë vendosur që ta dëbojnë shqiptarin.

Ky vendim ka ardhur vetëm disa ditë pasi ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe homologia e tij britanike, Priti Patel, nënshkruan marrëveshjen për të luftuar migracionin e parregullt, për të kthyer në vendet përkatëse personat që kërkojnë azil dhe ata që janë proceduar për krime.

Në një deklaratë për mediat e huaja Patel ka bërë të ditur se deri tani 1000 kriminelë të huaj janë ekstraduar.

“Unë nuk kërkoj falje për kërkikim e largimit të kriminelëve të huaj, të rrezikshëm. Kjo është mënyra e vetme për të mbajtur të sigurt Britaninë. Deri më tani janë ekstraduar më shumë se 1000 kriminelë të huaj. Shumë shkelës të ligjit po bëjnë pretendime të pajustifikuara dhe oportuniste si një përpjekje për të ndaluar ose vonuar ekstradimin e tyre”, tha ajo.

 

Zjarr Tv Ad