Përfituan 38 mijë euro nga mashtrimet në ‘Facebook’, shkon në 10 numri i të arrestuarve

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 29 vjeçar i shpallur në kërkim për “Mashtrim Kompjuterik”, është vënë në pranga, pasi gjykata i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.

I riu me iniciale Sh. B., në bashkëpunim me persona të tjerë për një periudhë 1-vjeçare, ka ndërhyrë në llogari të ndryshme të rrjetit social “Facebook’, duke ndryshuar të dhënat e tyre dhe më pas i kanë përdorur për të komunikuar me miq të këtyre llogarive. Me anë të mashtrimit kanë kërkuar shuma të ndryshme monetare dhe si rezultat kanë përfituar shumën 38000 euro

Muajin e kaluar me 7 korrik u arrestua kryetari i rrjetit të hakerave, një 30 vjeçar nga Kukësi. Në këtë rrjet janë përfshirë 10 persona nga 21 deri në 48 vjeç, mes të cilëve edhe dy vajza të cilët u vunë në pranga.

Ndërkohë që 29 vjeçari ishte shpallur në kërkim nga policia dhe u arrestua ditën e sotme, për të vuajtur dënimin si pjesa tjetër e grupit.

Kryetari i këtij grupi, 30 vjeçari nga Kukësi ishte një person aktiv në rrjetet sociale duke postuar edhe foto me anëtarë dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.

Zjarr Tv Ad