Përfituan 688 mijë franga pension invaliditeti, Zvicra i bën “gjëmën” çiftit shqiptar: Burg e gjobë

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Qarkut Rheintal në Zvicër dënoi një shtetase kosovare me 4 vjet e gjysmë burg pasi u shpall fajtore se kishte abuzuar me pensionin e invaliditetit.

Ndërkohë bashkëshorti i saj u dënua me 24 muaj burgim, por me kusht.

Prokuroria akuzoi kosovaren se prej shkurtit 2003 ishte hequr si e paaftë në punë për të përfituar pensionin e invaliditetit. Flitet për 688 mijë franga që ka përfituar.

Në gjurmët e gruas u ra në vitin 2014 kur enti social i St. Gallenit mori një informacion anonim lidhur me abuzimin dhe nisi të kryente verifikimet, shkruan blick.ch.

Gruaja kishte klasifikuar si invalide pas një aksidenti të ndodhur në vitin 2001.

 “Nuk jam shtirur asnjëherë. Kisha dhimbje në të gjithë trupin dhe nuk mund të punoja” u shpreh ajo para gjyqtarëve.

Por dëshmia e saj nuk i bindi.

“Sjellja juaj duhet kualifikuar si tepër e pacipë!”, tha kryetari i trupit gjykues, Dominik Geber, raporton RTV Ora.

Mësohet se çifti i ka dërguar në Kosovë të gjitha paratë.

Çifti deri tani ka shpëtuar nga dëbimi sepse neni që mundëson një gjë të tillë ka hyrë në fuqi në tetor 2016, ndërsa ata kishin kryer veprën penale para kësaj date.

Ndërkohë është e mundur që ti hiqet leja e qëndrimit në Zvicër.

Ndërkohë Gjykata urdhëroi gruan të paguajë dëmshpërblimin prej 577 000 franga, ndërsa bashkëshorti i saj, 100.000 franga.

Gjithashtu do t’u vihet në sekuestro dhe shtëpia e tyre në Berneck SG.

Zjarr Tv Ad