Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një banesë në fshatin Bathë të Elbasanit është përfshirë nga flakët, mesditën e sotme.
Sipas policisë, dyshohet se shkak është bërë soba e druve.
Si pasojë e flakëve në banesën ku jetonte një 84-vjeçare, ka vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Në fshatin Bathës, dyshohet se për shkak të një shkëndije në sobën e druve, ka rënë zjarr në banesën e shtetases D. H., 84 vjeçe.
Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.