Përfshihet nga flakët shkolla 9-vjeçare në Ballsh, shkak për rënien e zjarrit dyshohet të ketë qenë…

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një shkollë 9-vjeçare në qytetin e Ballshit është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotme.

Sipas burimeve për Gazetën Panorama, mësohet se bëhet fjalë për shkollën “5 Shkurti”.

Kanë qenë banorët e zonës ata të cilat sapo kanë parë flakët kanë lajmëruar repartin zjarrfikës të Mallakastrës, i cili ka bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe moslejimin e përhapjes së zjarrit në ambiente të tjera të shkollës.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, pasi shkolla ka qenë e mbyllur që nga data 27 dhjetor, por ka pasur vetëm dëme materiale.

Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndije elektrike dhe ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad