Përfundoi me makinë në lumë, ja kush ështëi riu që humbi jetën

0
90
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Identifikohet viktima viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm, ku makina me të cilën udhëtonte përfundoi në lumin e Devollit.

24-vjeçari Gjergji Elmasi u aksidentuar rreth orës 03:45 të mëngjesit të kësaj të mërkure, në aksin nacional Maliq-Korçë.

Më konkretisht tek ura në dalje të Maliqit, makina me targa AA527VK e drejtuar prej tij, doli nga rruga duke përfunduar në lumë.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se i riu ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara.

Po ashtu dyshohet se Elmasi ka humbur kontrollin mbi mjet, teksa ka tentuar të parakalojë mbi urë shokun e tij.

Pikërisht duke manovruar, makina tip “Benz” e të riut ka përfunduar në ujërat e lumit Devoll. Gjithashtu mendohet se i riu ka qenë nën efektin e alkoolit.

Sakaq shoku i të riut ka thënë se, kur pa makinën që doli nga rruga, ndaloi dhe tentoi që të ndihmonte Gjergjin, por e kishte të pamundur për shkak të thellësisë së lumit, ndërsa mjetit i dukeshin vetëm dritat nën ujë.

Kështu ai lajmëroi policinë, kur pas disa orësh u nxor dhe trupi i pajetë i të riut.

Zjarr Tv Ad