Përfundoi në spital pas përplasjes me policinë, Berisha: Ja kush është studenti i ekselencës që u dhunua

0
1003
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar dhunën e policisë ndaj një studenti i cili mori pjesë në protestën e sotme të opozitës përpara Kuvendit.

Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili shkruan se student gazetarisë, Gesard Hazizi u dhunua sot nga policia dh era pa ndjenja. Hazizi sipas qytetarit është student ekselence me mesatare 9.5 të cilit sipas tij “i është refuzuar bursa nga administrator edhe pse është jetim”.

Statusi i plotë:

Narko police te droguar versulen si kafshe ndaj studentit Gesard Hazizi.

Ata i nxjerrin atij shpatullen.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

Studenti Gesard Hazizi student i gazetarise u dhunua sot nga policia e Lleshit dhe ra pa ndjenja.Gesardi eshte student ekslelence me mesatare 9.5 Gesardit ju refuzua bursa nga administratori edhe pse eshte jetim.Sot Gesardi doli ne proteste pasi ju refuzua bursa.
Jemi te spitali ushtarak pasi i ka shembje te shpatulles.

 

Zjarr Tv Ad