Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ka përfunduar rikualifikimi i sheshit para gjimnazit “28 nëntori” në qytetin e Shkodrës.
Shtresa asfaltike ka shënuar fundin e punimeve në një zonë mjaft të frekuentuar në qytetin e Shkodrës. Ndërhyrja nga Bashkia Shkodër ka zgjidhur problemin e kanalizimeve të ujrave të bardha me vendosjen e kunetave por edhe lidhjen me kolektorin kryesor për shkarkimin.
Ndërkohë, janë drejt përfundimit punimet për rikonstruksionin e rrugës “Kacelej” në qytetin e Shkodrës. Ky investim me vlerë 53 milionë lekë, bëhet i mundur nga të ardhurat e Bashkisë së Shkodrës.
Investimet në infrastrukturën rrugore do të jenë prioritet dhe do të shtrihen në qytetin e Shkodrës dhe njësitë administrative të Bashkisë.