Përfundojnë operacionet e kërkim shpëtimit, 50 viktima nga tragjedia, 41 të mbijetuar në spitale

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Operacionet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar dhe tashmë zyrtarisht nuk ka më asnjë person të mbetur nën rrënoja. Përpjekjet që zgjatën për tre ditë më radhë nxorën nga rrënojat 47 viktima, 1 humbi jetwn si pasojw e aksidentit nga twrmeti dhe 1 u hodh nga lartwsia. Ministria e Mbrojtjes ka zyrtarizuar këtë informacion, ndërkohë që njofton se po bëhen saktësimet e fundit të gjeneraliteteve të viktimave përmes familjarëve.

Kërkimet vijuan edhe ditën e djeshme në hotel Mira Mare në Durrës ku dyshohet se kishte trupa nën rrënoja, por kërkimet e specializuara rezultoi se nuk nuk ka asnjë trup. Tashmë ekspertë të huaj dhe vendas kanë nisur punën për verifikimin e dëmeve në terren.

“Zyrtarisht operacioni i kerkim shpetimit ne zonat Durres e Thumane, me te demtuarat nga termeti i 26 nentorit ka perfunduar. Ne 3 dite u nxorren nga rrenojat 50 viktima, permes operacionit ku moren pjese rreth 250 efektive te kerkim shpetimit nga Shqiperia, Kosova, Italia, Greqia, Mali i zi, Serbia, Kroacia, Franca, Turqia, Zvicra, Rumania, Maqedonian e Veriut, BE, Shtetet e Bashkuara te Amerikes etj. Po behen saktesimet e fundit te gjeneraliteteve te viktimave permes familjareve te tyre per te dale me pas me listen perfundimtare emerore. Lidhur me kerkimet e fundit ne MiraMare nuk eshte gjetur asnje trup. Pas kerkim shpetimit ne terren, eksperte shqiptar e vendas nisin punen per verifikimet e demeve ne terren. 47 persona te nxjerre nga rrenojat; 1 humbi jeten si pasoje e aksidentit pas demtimit nga termeti; 1 u hodh nga lartesia per shkak paniku; 1 pesoi infarkt pas goditjeve.”, përfundon njoftimi.

Në operacionet e kërkim shpëtimit morën pjesë grupe ekspertësh të huaj të ardhura nga Kosova, Italia, Greqia, Zvicra, Rumania, Mali i Zi e Serbia por dhe nga  vende të tjera, të cilat ishin të pajisur me mjete dhe me logjistikë për t’iu ardhur në ndihmë personave poshtë rrënojave.

 

Zjarr Tv Ad