Ka përfunduar pas më shumë se 2 orë e 30 minuta mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, ku u morën disa vendime të rëndësishme një ditë para Kuvendit Kombëtar.
Në mbledhje nënkryetari i PD Enkelejd Alibeja propozoi që në strukturat qëndrore të PD-së të mos kishte asnjë person të shpallur “non grata”, propozim me të cilin kanë rënë dakord edhe anëtarët e tjerë të Kryesisë, teksa Ervin Salianji ka kërkuar kthimin e tij në rezolutë.
Ndëkrohë, ditën e sotme është ngritur edhe Komisioni i Përhershëm Statutor, anëtarë të së cilës janë Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Ervin Salianji, Kreshnik Çollaku, Taulant Zeneli, Jonila Godole.
Gjithashtu është marrë vendimi që ka të bëjë me heqjen e disa kompetencave opër kryetarin e partisë, ndërsa janë zëvendësuar edhe 11 kryetarët e degëve të shjkarkuar pasi mbështetën Sali Berishën.