Përfundon mbledhja e PS, Balla: Ja kush është fokusi ynë

0
146
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka zgjatur më pak se një orë mbledhja e Kryesisë së Partisw Socialiste në pallatin e kongreseve, kryesuar nga Kryeministri Edi Rama.

Kreu i grupit parlamentar fill pas përfundimit të mbledhjes, në një dalje për mediat ka treguar se çfarë u diskutua.

Sipas Ballës, do të ketë takime me qytetarët dhe anëtarësime të reja, për të qenë gati për zgjedhjet lokale vitin tjetër.

“Në fillim të këtij sesioni parlamentar dhe politik, PS mblodhi kryesinë e cila diskutoi dhe pastaj miratoi çështjet, për të cilat të premten do të thirret Asambleja Kombëtare, e cila do të jetë tërësisht e fokusuar në një raport të llogaridhënies publike të qeverisë për punën që kemi bërë tani.

Për ne është e rëndësishme që përkrah përfundimit të turit të llogaridhënies, do të fillojmë një fushatë kombëtare anëtarësimesh të reja në Partinë Socialiste për një organizim më të mirë strukturor në të gjithë territorin për zgjedhjet e reja në vitin e ardhshëm.

Jemi në një proces më të hollësishëm dëgjesash e komunikimi me njerëzit, në çdo cep, në çdo lagje, për të mbajtur shënim, se është e rëndësishme që të kemi vëmendjen te njerëzit. Nuk do humbim kohë me 3 konferenca për shtyp shpifjesh te PD por do përqendrohemi te ato që na votuam. Komunikimi me opozitën është thelbësor”.

Zjarr Tv Ad