Përfundon numërimi i votave/ Eduard Sharka zgjidhet kreu i ri i degës së PD në Lushnjë, në Mat fiton një grua

0
188
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës së Partisë Demokratike në Lushnjë.

Fitues është shpallur Eduard Sharka me 52% të votave, ndërsa i dyti ësjtë renditur Klement Çela me 343 vota dhe i treti Kujtim Gina me 38 vota

Denisa Vata do të drejtojë degën e PD në Mat.

“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se në përfundim të procesit të numërimit, fituese është shpallur Denisa Vata me 345 vota”.

Në degën nr.4 në Tiranë është zgjedhur Astrit Kasa me 51% të votave.

Njotimi:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të PD Lushnjë, Dega 4 Tiranë.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Komisionet e Votimit shpallën:

– Kryetar i Degës PD Lushnjë, z. Eduard Shyqyri Sharka me 52% të votave.

– Kryetar i Dega 4 Tiranë, z. Astrit Myslim Kasa me 51% të votave.

Zjarr Tv Ad