Ka përfunduar numërimi i votave për kreun e ri të degës së Partisë Demokratike në Poliçan. Fitues është shpallur Behar Veli Xhaferraj me 69% të votave.
Ndërsa në degën e PD Kolonjë kryetar i ri do të jetë Viktor Duro, i cili mori 61% të votave. Ditën e djeshme Ilir Krosi u zgjodh kryetari i ri i degës së PD në Dibër.
Njoftimi i plotë:
Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të PD Poliçan. Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Poliçan u shpall z. Behar Veli Xhaferraj me 69% të votave. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të PD Kolonjë. Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Kolonjë u shpall z. Viktor Avni Duro me 61% të votave. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.