Përfundon numërimi në Vorë, Vrana do jetë kandidati i Komisionit të Rithemelimit për kryetar bashkie

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka përfunduar procesi i numërimit të “primareve” në Vorë për përzgjedhjen e kandidatit për të garuar në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Në total janë numëruar plot 332 fletë votimi, të gjitha të vlefshme. 55 i ka marrë Valdeta ndërsa Lulzim Vrana ka marrë 277 vota. Procesi ka qenë i qetë dhe i rregullt.

Kandidati zyrtar i Komisionit të Rithemelimit tha se objektivi i tij kryesor ishte të gjendej pranë qytetarëve të Vorës.

Lulzim Vrana: Në këtë garë i falenderoj edhe kandidatët e tjerë për korrektësinë që patën gjatë gjithë këtij procesi. Objektivi im është që të jem me qytetarët dhe të jem qytetar i parë i Vorës do thotë të jem pranë tyre. Unë jam për ta, pranë tyre, mendoj se do arrijmë ta fitojmë këtë bashki. Do kemi kontakt me demokratët dhe do kërkojmë bashkëpunim me ta sepse vetëm me bashkim mund të arrijmë fitoren sepse e kemi pasur këtë bashki për 16 vite. Shpresoj që qytetarët të arrijnë të japin besimin e tyre.

Zjarr Tv Ad