Përfundon procesi i numërimit në degën 13 në Tiranë dhe Memaliaj, ja kush u shpall fitues

0
114
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Rithemelimit njofton për mbylljen e procesit të zgjedhjeve për kreun e ri të PD-së në degën 13 në Tiranë dhe në Memaliaj.

Sipas njoftimit mësohet se kryetar i PD dega Memaliaj, është shpallur Bujar Pasho Kapllani me 87.7% të votave, ndërsa në degën 13 në kryeqytet është shpallur Arsen Valisi me 61% të votave.

Njoftimi i plotë:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjet e PD dega Memaliaj.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD  dega Memaliaj u shpall z. Bujar Pasho Kapllani me 87.7% të votave

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjet e PD dega 13 Tiranë.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega 13 Tiranë u shpall z. Arsen Kujtim Valisi me 61% të votave

Zjarr Tv Ad