Përfundon protesta pas rreth dy orësh në Rinas, kryeplaku i fshatit garanton banorët: Nesër do të ketë një zgjidhje

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas rreth dy orësh ka përfunduar protesta e banorëve në Rinas.

Ka qenë edhe një herë kryeplaku i fshatit që u bëri thirrje banorëve që të shpërndahen, duke u garantuar se neser rruga do i kthehet normalitetit.

“Ne nesër jemi këtu prapë, tani të shpërndahemi. Unë ju them të gjitha informacionet që më japin. Nuk është kjo zgjidhje, nesër do të ketë penalitete të tjera edhe për rrugën. Nesër jam 100 % i garantuar që kjo do të ketë zgjidhje.

Dëgjova për njerëz të shoqëruar, e përgënjeshtroj nuk ka asnjë të shoqëruar. Janë të larguar jo të shoqëruar.”, tha kryeplaku i fshatit.

Zjarr Tv Ad