Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ka përfunduar seanca ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Ne seancën e ditës së sotme Llalla, kërkoi marrjen e provave të reja, akt-ekspertime dhe pyetjen e dëshmitarëve të tij nga GJKKO.
Në një seancë e cila ka nisur rreth orës 9:00 ish-kryeprokurori është paraqitur i vetëm pa prezencën e mbrojtësit ligjor. Seanca zgjati rreth një ore, ku i pandehuri Llalla ka paraqiti kërkesën për marrjen e provave me të cilat do të mbrohet gjatë këtij gjykimi.
Kërkesë për administrim provash ka bërë dhe prokurori i çështjes. Gjykata u tërhoq për vendim dhe pranoi të fus në fashikujt e dosjes provat e palëve. Proçesi ligjor ndaj Llallës do të vijojë më datë 22 prill me pyetjen e dëshmitarëve.