Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, (KPA) u zhvillua këtë të mërkurë seanca ndaj drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.
Pas 6 orëve seancë, u vendos që vendimi përfundimtar nëse Imeraj do të përjashtohet ose jo nga sistemi i drejtësisë, do të jepet në datën 27 prill, ora 15:00.
Në raportin e tij Komisioneri Publik Florian Ballhysa, teksa i ka depozituar me shkrim konkluzionet, ka kërkuar edhe një herë shkarkimin e Imerajt, pasi sipas tij nuk plotësonte asnjë prej 3 kritereve të Vettingut.
Kujtojmë se Imeraj u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por vendimi u apelua nga përfaqësuesit e ONM-së në KPA.
Imeraj, e cila njihet si prokurorja që arrestoi nëntë persona për terrorizëm, si dhe hetoi një sërë çështjesh të mëdha duke u vënë përballë politikës dhe krimit të organizuar, është shprehur më herët se kërkon transparencë nga trupa e KPA.