Përfundon takimi i Kurtit me Lajçak-Escobar, ja reagimet e tyre

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Albin Kurti pas takimit me të dërguarin e posaçëm të ShBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

“Në këtë takim i njoftova ambasadorët për reformat në ekonomi dhe drejtësi. Sundimi i ligjit mbetet prioritet i Qeverisë sonë”.

Kryeministri Kurti thotë se Qeveria mbështet dialogun parimor dhe të balancuar ku do të përfitonin qytetarët e të dy vendeve.

“Ne jemi të vendosur që integriteti territorial, sovraniteti, funksionimi shtetëror, të mbeten të pacënuara”, deklaroi Kurti, përcjell Telegrafi.

Lajçak në fjalën e tij tha se vizita e tij bashkë me Escobarin është mesazh se BE e SHBA ndajnë të njëjtin mendim në lidhje me të ardhmen e rajonit.

“Do të jemi deri të mërkurën dhe deri atëherë shpresojmë se do të kemi një fotografi më të qartë për të ardhmen”.

Gabriel Escobar ka rikonfirmuar mbështetjen e SHBA-së për Kosovën.

“SHBA fuqimisht mbështesin pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës. E keni treguar se jeni partner solid, mik i mirë dhe ju falënderojmë për këtë”, deklaroi Escobar.

“Rajoni ka një perspektivë të jashtëzakonshme pasi jeni historikisht, kulturalisht dhe ekonomikisht everopian prandaj po punojmë bashkë me miqtë tanë evropianë që ta njohin Ballkanin Perëndimor si mundësi të jashtëzakonshme e jo si rrezik”, deklaroi i dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor. Escobar ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi e ka mbështetjen e plotë të Amerikës.

Zjarr Tv Ad