Përfundon takimi me Yuri Kim dhe delegacionin e Senatit, flet Basha: Të rikthejmë demokracinë në Shqipëri, të ruhet sovraniteti i Kosovës

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në përfundim të takimin me zyrtarë të senatit amerikan kryedemokrati Lulzim Basha tha në një prononcim për mediat se demokracia shqiptare dhe zhvillimet në rajon ishin ndër cështjet e diskutuara në takimin që zgjadhi për rreth 30 minuta.

“Dy janë cështjet kryesore për të cilat kemi folur, një ka të bëjë me demokracinë shqiptare, udhëkryqin ku ndodhet pas masakrës zgjedhore të 25 prillit dhe rolin e PD dhe opozitës në parlament dhe në bashkëpunim me gjithë forcat e gjalla të shoqërisë shqiptare dhe me ndihmën e SHBA, për të kthyer Shqipërinë në shinat e demokracisë dhe sundimit të ligjit. Përmes një vendi që është demokratik, ku respektohen zgjedhjet e qytetarëve, ku nuk goditet e burgoset i pamunduri por ndërshoket politikani i korruptuar, të krijojmë një klime investimesh nga e cila të përfitojnë shqiptarët.

Cështja tjetër, ka të bëjë me rajonin, sa i përket situatës së provokuar nga ringjallja e planeve hegjemoniste serbe përmes proceseve si ai i Novisadit dhe nevojës për të forcuar praninë politike të SHBA për të ndaluar cdo ofensivë jo perëndimore.”-u shpreh Basha.

Zjarr Tv Ad