Përfundon takimi në Turqi mes ministrave të Jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë, Lavrov: Iniciativa për koridoret humanitare është në zbatim

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka përfunduar takimi në Turqi mes ministrave të jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës në raundin e katërt të bisedimeve mes dy vendeve.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka dhënë një konferencë shtypi pas bisedimeve me homologun rus në Antalia të Turqisë.

Ai u shpreh se nuk pati marrëveshje për koridore në Maripuol, përveç atyre të caktuara.

Ndërsa ministri rus Lavrov u ndal te çështjet e diskutuara në takim duke theksuar se iniciativa për koridoret humanitare është në zbatim.

“Ne kemi dhënë njoftime në mënyrë të vazhdueshme. Ne konfirmuam se iniciativa e palës ruse për të hapur koridore humanitare është në zbatim. Koha vendoset në terren.

Ne u kujtuam kolegëve tanë se në bisedimet e fundit në Bjellorusi pala ruse propozoi ide konkrete për dokumente ligjore. Pala ukrainase i mori këto ide në Kiev. Për të rënë dakord me disa pika që do të zgjidhnin krizën ukrainase në kontektin e sigurisë për kontinetin e Europës”, tha Lavrov.

Zjarr Tv Ad