Thursday, April 25, 2024
Home Aktualitet Përfundon takimi në zyrat e Bashës,ku të pranishëm ishte ambasadori i BE-së,Britanisë...

Përfundon takimi në zyrat e Bashës,ku të pranishëm ishte ambasadori i BE-së,Britanisë së Madhe dhe zv.ambasadorja e SHBA-së

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Trojka e ambasadorëve të SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe zhvilluan një vizitë këtë

Takimi ka zgjatur një orë, 15:00-16:00, ku të pranishëm në zyrën e kryedemokratit Lulzim Basha kanë qenë zëvendësambasadorja e SHBA-ve, Leyla Moses Ones, ambasadori i BE, Luigi Soreca, dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Dunkan Norman.

Po kështu burimet pohuan se në takim kanë qenë të pranishëm edhe anëtarët e Këshillit Politik të opozitës, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi.

Dje opozita bëri të ditura dy qëndrimet e saj në Këshillin Politik. Opozita propozon të merret mendimi i OSBE/ODIHR për çështjen e koalicioneve. Ndërkohë Gjiknuri i ka bërë ftesë që deri të premten të sjellin propozimet për pragun kombëtar zgjedhor, afatet e paraqitjes së listës unike nga aleancat dhe si do të kryhet aspekti procedurial i votimit për kandidatët në lista të hapura.

Gjiknuri shton se fillimisht duhet që të në fillim duhet të reflektohen ndryshimet kushtetuese, më pas i drejtohet ODIHR-it për rekomandime.

Opozita e Bashkuar i kundërshton ndryshimet kushtetuese dhe nuk do një implementim të tyre për shkak se ndalohen koalicionet. Por një tjetër kusht është vendosur nga kampi opozitar, që listat e hapura të jenë 100% dhe jo 75%. Mazhoranca po ashtu nuk bën mbrapa me mendimin se Listat e Hapura 100% prekin kuotat gjinore ndërsa koalicionet parazgjedhore nuk realizohen dot në to.

Por Opozita e Bashkuar gjithashtu kërkon edhe që të mos rishikohen rregullat e lojës në zgjedhje pasi tashmë Shqipëria është 5 muaj para tyre.

Zjarr Tv Ad