Përfundon verifikimi, ja sa delegatë zyrtarisht marrin pjesë në Kuvendin e PD, Këlliçi: Ka ligjshmëri dhe aftësi të plotë vendimmarrje

0
100
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këlliçi: 7646 delegatë firmosën thirrjen e Kuvendit, prezentë 4934 prej tyre, gati për vendimmarrje.

“Në lidhje me numrin e thirrjeve që kanë kërkuar mbajtjen e Kuvendit Kombëtar nevojitet ¼ për të thirrur Kuvendin. Numri total është 7646. ¼ është 1913 firma delegatësh. Sekretariati teknik më njofton se 4200 formularët e dorëzuar me firma janë të pranishëm në kuvend.

Numri i delegatëve që kanë thirrur Kuvendin, në zbatim të statutit deklaroj se ky kuvend është i thirrur ligjërisht sipas statutit të Kuvendit të Partisë Demokratike.

Numri i delegatëve që janë paraqitur sot 4934 delegatë. Duke qenë se numri është më i madh, deklaroj se Kuvendi ka kuorumin e ligjshëm sipas statutit të PD dhe ka aftësi të plotë vendimmarrje nga ky çast.

Pranë sekretariatit teknik janë paraqitur dy kërkesa që kërkojnë vendimmarrje nga kuvendi”, tha ai.

Zjarr Tv Ad