“Përgjegjësia është individuale”, Baçi komenton deklaratat e Ramës: Tallje me qytetarët shqiptarë, ka edhe një paradoks tjetër…

0
180
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Agim Baçi, i ftuar në Faxnews, komentoi disa nga zhvillimet e fundit politike në vend, si koncesioni i sterilizimit apo edhe çështja Beleri pas konferencës së kryeministrit Edi Rama.

Teksa Rama tha ditën e djeshme se për arrestimet për inceneratorët dhe sterilizimin, përgjegjësia është individuale, për Baçin është kjo një shmangie që Rama po i bën përgjegjësisë së tij morale dhe politike.

Kjo pasi sipas Bacit, Rama ka qenë mbrojtës i këtyre PPP-ve.

“Problemi është që inceneratorët dhe sterilizimi janë dy PPP që janë kontestuar shumë dhe s’ka pasur hetim por mbrojte nga kryeministri. Nuk ka pasur hetim nëse këto PPP si kanë qenë në raport me buxhetin e shtetit. Thënia që unë do lejoj drejtësinë dhe përgjegjësia është individuale është një shmangie e kryeministrit nga përgjegjësia e tij morale dhe politike. Ai ka qenë mbrojtësi i këtyre PPP-ve. Për Ramën mjafton që drejtësia të kap ata zyrtarë që kanë firmosur dhe për të duket se gjithçka është e larë.

Të gjithë personat që janë në qeversije dhe sot janë në hetim, janë persona të ngushte me zotin Rama.

Ai lloj qëndrimi që Rama mban është tallje publike për qytetarët. Kemi dhe një paradoks tjetër që Rama në mënyrë ironike mbështet drejtësinë dhe opozita sulmon SPAK. Duhet të ishin në qëndrim tjetër. Është absurde“- tha Baçi per gazetaren Jonida Omeri.

Gjithashtu Baçi u ndal edhe te cështja Beleri, për të cilin tha se duhet të merret drejtësia shqiptare.

“Është pafalshme që Berisha dhe Meta e kanë mbështetur Belerin dhe e kanë pasur kandidatë. Arrestimi i Belerit ka nota politike. Vertët Ramës i pëlqen që ta shpall Greqinë si një mundësi bllokimi dhe të justifikohet për mungesën e hapave në BE.”

Zjarr Tv Ad