Përgjigja e Ulsi Manjës për Metën, reagon Elona Guri: Kujt i ke thënë këtë radhë nga SPAK “ma nalt o burrë, ma nalt”?!

0
217
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka replikuar sot me presidentin Meta për kompanitë fiktive që dolën në skemën e inceneratorëve. Sipas Manjës, dosjet me kompani fiktive janë çuar prej vitesh në prokurori nga hetimi tatimor.

“Po diçka tjetër ia prish gjumin Ilir Metës, dhe nuk ka faj i shkreti…” shkroi Manja ndër të tjera në postimin e tij. Kjo përgjigje e ministrit për Presidentin Meta ka nxitur reagimin e zyrtares së LSI, Elona Guri, e cila i kujton Ulsi Manjës përgjigjet e dosjes 184.

“Ulsi, kujt i ke thene serish, kesaj radhe nga SPAK, “ma nalt o burre, ma nalt”! Si dikur kur te kapen gafil me anetarin e SPAK para se te zgjidhej kryetari i saj. Zoti minister, sot duhej te ishe duke kryer denimin per nderhyrje flagrante dhe presion ndaj zyrtareve te shtetit gjate zgjedhjeve, por ajo drejtesi qe e ke kapur te “fali” duke te mos marre te pandehur”, shkruan ndër të tjera zyrtarja e LSI.

Reagimi i plotë i Elona Gurit:

“Ma nalt o burre, ma nalt!”

Ulsi, kujt i ke thene serish, kesaj radhe nga SPAK, “ma nalt o burre, ma nalt”!

Si dikur kur te kapen gafil me anetarin e SPAK para se te zgjidhej kryetari i saj.

Zoti minister, sot duhej te ishe duke kryer denimin per nderhyrje flagrante dhe presion ndaj zyrtareve te shtetit gjate zgjedhjeve, por ajo drejtesi qe e ke kapur te “fali” duke te mos marre te pandehur.

Tashme ke dale e po behesh mburoje, si dikur kur ke qene prokuror, ndaj kolegeve te tu ministra dhe abuzuesve me miliona dollare te incirenatoreve.

Po te vazhdoje te ishe prokuror sot nuk do e kishe kaluar dot vetingun, Ulsi.

Deklarata juaj vetem tregon sa thelle je zhytur ne balten e incirenatoreve dhe korrupsionit.

Nese do ishte hetuar firma e te ndjeres dhe evazioni fiskal sot do ishin ne burg ata qe kane kryer evazion me “firmen” e saj, por nje gje e tille nuk ka ndodhur.

Kush te shpoi me hosten Ulsi, qe te yshti ne deklaraten qe tregon dhe njehere se hetimet per evazion jane penguar dhe sabotuar per te mos dale ne shesh e verteta.

Ulsi nuk mbulohet do dielli me shoshe, eshte e pamundur.

Ne vend te hiqje vetullat, nxorre syte.

Deklarata juaj tregon qarte sa shume nevoje ka per nje drejtesi te pavarur dhe te pakapur.

Eshte vetem fillimi, Ulsi.

Me ngadale o burre me ngadale, shume te tjera do shohesh nga llumi ku ka rene e gjithe qeveria dhe bashkia e Tiranes me Erjonin qe ke marre detyre ta mbrosh.

Mos ha edhe pi aq shume se nuk i ben mire as shendetit as mendjes se pastaj del e flet budalliqe, si kjo e fundit.

Me “Ma nalt o burre, ma nalt” nuk fshihet as firma e Erion Velise as parate e evazionit.

Nje dite, shpresoj shume shpejt, do dalin te gjithe fajtoret e vertete para drejtesise, nuk ka prokuror qe i mbron.

Zjarr Tv Ad