Pergjigja që dha për kryetaren e bashkisë Shkodër, Dylgjeri ka një pyetje për ambasadorin…

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli Dylgjeri/

Përse këtë këshillë nuk e dha para 30 Qershorit? Por e dha si përgjigje të letrës së Voltanës, pas dates 30 Qershor, pasi ishte dhunuar Dekreti i Presidentit?

Shqiptaret në protestë duan zgjidhje të butë, por, me largimin e Ramës dhe jo kompromis me Ramen! Rama s’mund të jete edhe dhunuesi i Kushtetutës, edhe zaptuesi i të
gjithe Bashkive, edhe autori i zgjidhjes… ?!
A do të lejohej kjo situatë në vendin e Ambasadorit? Pergjigja do të ishte “sigurisht qe jo”. Por nëse kjo marrëzi do të kryhej nga Kryeministri i vendit të Ambasadorit çfarë do të bënte qytetari – ambasador? Do ta pranonte marrëzinë dhe do të lutej për kompromis me Kryeministrin zaptues të të gjithë Bashkive që kishte zaptuar edhe të gjithë pushtetet në 2017 dhe kërcënon e shantazhon Presidentin për ta shkarkuar dhe zaptuar edhe Gjykaten Kushtetuese?!

Ky është edhe paradoksi ynë: Rama sillet si në 1913 dhe Opozita që kërkon zgjidhje europiane në 2019 dhe nuk ka asnjë mbështetje, madje ndonjë zyrtar përendimor e mbështeti dy ditë para zullumit te 30 Qershorit Ramën e 1913?! Rama i 1913 nuk mund te jetë pjesë e zgjidhjes që kërkon opozita e 2019 prandaj kërkohet jo pjesemarrje e ndërkombëtarëve por mesazhi i sinqertë i tyre që Ballkani të mos rindahet si
në 1913 siç po tentojnë Rama, Thaçi e Vuçiç?!

 

Zjarr Tv Ad