Përgjigjia epike e policit për deputetin e Partisë Demokratike

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria është zhvendosur në një mbledhje dy ditore në Korçë, ndërsa kryeministri Rama paraditen e sotme ka zhvilluar një takim me qytetarët duke u bërë thirrje që të denoncojnë rastet e korrupsionit në administratë.

Sipas tij, janë marrë 462 masa disiplinore, paralajmërime dhe shkarkime për punonjësit e administratës. Partia Demokratike organizoi në Korçë një protestë ndaj Kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhet atje se bashku me kabinetin e ministrave për të mbajtur mbledhjen e radhës së qeverisë.

Ka pasur tensione në momentin kur protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë dhe të afrohen aty ku po mbahej mbledhja por nuk janë lejuar nga policia. Në protestë janë dhe deputetët e PD-së. Policia ka krijuar kordon dhe nuk lejon protestuesit ti afrohen godinës dhe për këtë ka pasur momente tensioni.

Në një moment deputeti demokrat Klevis Balliu u shpreh: “Për kë punoni për popullin apo banditin?”

Dhe polici u përgjigj: “Për familjen”.

 

Zjarr Tv Ad