Përgjimet e ‘Bild’ dhe dosja ‘339’/ Tetë persona merren në pyetje, mes tyre Ndraxhi dhe Dako

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tetë persona janë pyetur javën që po lemë pas në lidhje me dosjen ‘339’. Dy prokurorët Dritan Premçi dhe Vladimir Mara kanë marrë në pyetje personat, mes të cilëve edhe deputetin Ilir Ndraxhi dhe kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Në përgjimet e Prokurorisë që u publikuan nga gazeta gjermane “Bild” rreth dy javë më parë, dëgjohet Astrit Avbdylaj teksa flet me Arjan Ndraxhin, vëllain e deputetit socialist, të cilin e informon se Iliri do të renditet në listën e kandidatëve për deputetë të PS-së në zgjedhjet parlamentare të qershorit të vitit 2017, raporton Ora News.

Edhe Vangjush Dako u mor në pyetje pas publikimit të 6 përgjimeve lidhur me dosjen 339, në kuadër të hetimeve mbi bashkëpunimin e një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës, të njohur si “Klani kriminal i Avdylajve” me zyrtarë të Partisë Socialiste për blerjen e votave në zgjedhjet e qershorit të 2017-ës.

 

Zjarr Tv Ad