Përgjimet e Ndragheta/ Taulant Balla: SPAK duhet t’i shkojë deri në fund këtij hetimi…

0
231
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas mbledhjes me drejtuesit politik të qarqeve, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dhënë një deklaratë për mediat.

I pyetur nga gazetarët për çështjen e përgjimeve të anti-mafias italiane, Balla tha: “Eurodeputeti që përmendet është mik i vjetër i Lulzim Bashës e ka pasur edhe në zyrë e ka takuar edhe në Bruksel edhe në Vlorë. Kërkoj të bëhen hetime të thella dhe të plota. Ato që janë përmendur me emër i keni në presidencë dhe miq të kryetarit të opozitës, për të tjera duroni dhe dëgjoni. Ajo që përshëndes është fakti që SPAK do të bëjë verifikime përkatëse dhe do duhet t’i shkojë deri në fund kësaj çështje, që është duke u hetuar nga drejtësia italiane ”, ka thënë Balla.

Zjarr Tv Ad